Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Ndihem 10 vite më i ri”, shkencëtari thotë se të jetosh nën ujë, plakja vjen më ngadalë

Shkruar nga Newsbomb
“Ndihem 10 vite më i ri”, shkencëtari thotë se

Joe Dituri, ose i njohur si Dr Deep Sea i cili po përpiqet të jetojë 100 ditë nën ujë ka thënë se ndihet 10 vite më i ri dhe ka një arsye shkencore për ta mbështetur këtë teori.

Dituri ka thyer rekordin për ditët e jetuara nën ujë, si një test për të kuptuar se si do të reagonte trupi i njeriut duke jetuar në një mjedis të tillë. Ai ka ende dhe disa ditë për të thyer këtë rekord, pasi deri tani ka jetuar 93 ditë në një mjedis 100 metra katrorë rreth 30 metra nën Oqeanin Atlantik.

Dr Deep Sea nuk ka jetuar tërësisht i vetëm nën ujë, pasi ai është vizituar herë pas here nga familjarë të tij dhe shkencëtarë që zhyten për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të Diturit. Joe Dituri thotë se një nga efektet “anësore” më të mëdha të jetuarit nën ujë, është që e ka bërë të ndihet 10 vite i ri.

Shkenca ka zbuluar se në fund të kromozomeve tona, ka diçka që quhen telomere, të cilat ndihmojnë në shmangien e dëmtimit të fijeve të ADN-së, por sa më shumë plakemi, aq më të shkurtra bëhen telomeret. Kjo është e gjitha pjesë e procesit të plakjes, por ka disa zhvillime të cilat sugjerojnë se kalimi i kohës në një dhomë oksigjeni nën presion, mund të zgjasë telomeret. Dituri ka bërë pikërisht këtë gjë gjatë këtyre 93 ditëve.

Ai ka jetuar në një dhomë hiperbarike, në mjedisin e së cilës janë pikasur ri-zgjatje telomeresh në testet mjekësore të një personi. Ndërkohë metabolizmi i tij është përmirësuar dhe numri i qelizave të tij burimore është rritur ndjeshëm. Ky është një lajm pozitiv për Dr Deep Sea dhe ndoshta në të ardhmen njerëzit mund të jetojnë në një dhomë nënujore për disa javë si një trajtim kundër plakjes.

Sondazh

Poll