Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i doli jashtë kontrollit, humb jetën 73-vjeçari në Poliçan, po tentonte të shuante fkakët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Poliçan, ku një i moshuar ka humbur jetën teksa ka tentuar të shuaj një zjarr.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë F. T., 73 vjeç, i cili kishte ndezur një ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.

Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen Lugas të fshatit Plashnik, Poliçan, shtetasi F. T., 73 vjeç, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat. Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.

Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë




spot_img








spot_img