Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
0 %
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
23 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Ndeshja Tirana-Apolonia jo në kryeqytet! Luhet në ”Niko Dovana”

Lajme të ngjashëm

Ndeshja e parë e fazës së tretë për bardheblutë e kryeqytetit, që do të kenë përballë Apoloninë do të luhet në orën 14:00 të ditës së shtunë por nuk do të luhet në Tiranë, siç ishte parashikuar, por në qytetin e Durrësit në stadiumin “Niko Dovana”.

Ky vendim i 24 herë kampionëve të Shqipërisë vjen, pasi të dyja impiantet e kryeqytetit janë në rikonstruksion, çka ka detyruar bardheblutë të gjejnë një sistem tjetër dhe duke parë marrëdhëniet e mira mes Tiranës dhe Teutës së Durrësit, drejtuesit e klubit bardheblu kanë vendosur që ndeshjet programuara për t’u luajtur në “shtëpi” të luhen në Durrës.

Kalendari i Kategorisë Superiore për këtë sezon, aktualisht sheh Tiranën me dy ndeshje radhazi si pritëse, duke favorizuar në njëfarë mënyre Partizanin që drejtohet nga trajneri Shpëtim Duro. 

Më shumë