Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Ndërtuesit kërkuan që të hiqet taksa e strehimit social, Gjykata Kushtetuse rrëzon padinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata kushtetuse ka rrëzuar kërkesën e ndërtuesve që të hiqet taksta e strehimit social.

Gjykata Kushtetuse njofton se ka rrëzuar kërkesën pasi ka konstatuar mungesën e legjitimimit në drejtim të përfaqësimit të kërkueses në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i Kushtetueses:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të zhvilluara në datat 15.04.2021, 21.04.2021 dhe 28.04.2021 çështjen me:

Kërkuese: Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë

Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i nenit 19, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Pezullimi i zbatimit të nenit 19, të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi mungesën e legjitimimit në drejtim të përfaqësimit të kërkueses në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë arsye,

VENDOSI:

Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img