Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det, arrestohen tre persona në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
Ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Shtetit, pasi kanë ndërtuar pa leje.

Bëhet me dije se më pranga kla rënë shtetasi Farudin Zykaj 45 vjeç, banues në Vlorë, Gjergji Metushaj 36 vjeç, banues në Vlorë dhe Lavdi Xhelilaj 65 vjeç, banues në Vlorë.

Zykaj dhe Metushaj dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin Xhelilaj, shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen "Pavarësia 2", në fillim të Lungomares, ndërtimin pa leje të një moli pluskues dhe hedhjen e disa materialeve inerte në det.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale "Menaxhimi i mbetjeve" dhe "Ndërtimi i paligjshëm", i shtetasve:

- F. Z., 45 vjeç, banues në Vlorë.

- Gj. M., 36 vjeç, banues në Vlorë.

- L. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll