Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zonën e plazhit në Durrës, Policia arreston dy të rinjtë, bllokohen me shirita të gjitha çadrat dhe shezlongët (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Ndërtuan pa leje në zonën e plazhit në Durrës, Policia

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë në Durrës pasi akuzohen se kanë ndëruar pa leje në zonën e plazhit. Një prej tyre kishte ndërtuar lokal pa leje, kurse tjetri kishte zënë plazhin me çadra dhe shezlongë, pa aplikuar më parë për leje.

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Pllumb Margjoka, 32 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve. Ky shtetas në vendin e quajtur "Plazhi Sektor Rinia", Durrës, në bregdet ka ndërtuar një objekt (lokal), pa lejen e organeve komentete, me qëllim përfitimi.

• Aleks Prroni, 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, Porto Romano, kishte ndërtuar me dërrasa një objekt si dhe kishte zënë me shezlongë një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll