Flamuri kuq e zi i përmasave gjigande do të shtrihet në zemër të Kosovës në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Arbnora Fejza Idrizi, ka krijuar flamurin me shqiponjën dykrenare më të madh prej letre dhe synon se me këtë kryevepër do të hyjë në histori si më i madhi në botë i punuar në një mënyrë krejtësisht unike dhe nga duart e një gruaje.
Vajza nga Skënderaj është nderuar nga kryetari i komunës i cili i dha një shumë simbolike prej 500 euro për kryeveprën e fundit, flamurin shqiptar.
Flamuri kuq e zi do të shpaloset në tokën ku njihet si simboli i rezistencës e ku u vunë gur themelet e shtetit të Kosovës.
Arbnora Fejza Idrizi është futur tre herë në librin e rekordeve Guinness, pikërisht me artin e saj origami. Filimisht ajo ka ndërtuar edhe flamurin e Kosovës, si dhe lulen më të madhe në botë prej letre, 8.7 metra.