Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh në Sarandë, vetëdorëzohet ish-Drejtori i ALUZINI-t

Shkruar nga Newsbomb

Është dorëzuar në komisariatin e Sarandës, ish-Drejtori i ALUZINI-t, Mariel Murati, i cili akuzohet se ndërtoi pa leje dhe legalizoi hotelin 7 katesh mbi portin e Sarandës.

Muari u shpall në kërkim nga policia e Sarandës disa javë më parë, ku së bashku me 10 zyrtarë të tjerë u nis një hetim për ndërtimin pa leje të pallatit.

Më 14 mars Murati dhe 2 zyrtarë të tjerë u shpallën në kërkim, ndërsa 8 zyrtarë të tjerë u arrestuan nga policia në Sarandë.

Ndaj ish-drejtorit të ALUIZNI-t në Sarandë, Mariel Murati rëndojnë disa akuza. Fillimisht u tha se ai dyshohej vetëm për “ndërtim të paligjshëm” sipas nenit 199/a/4, ndaj Mariel Muratit rëndon edhe akuza “falsifikimi i dokumenteve” sipas nenit 186 të Kodit Penal.

Nga dosja hetimore zbulohet se informacioni për këtë rast është referuar nga Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë më 17 janar 2024 ku flitet për legalizimin në kundërshtim me ligjin të një objekt me 7 kate, në lagjen nr. 4, Sarandë, në pronësi të Mariel Murati.

Nisja e hetimeve nga Prokuroria, zbuloi se Murati fillimisht në vitin 2017 ka blerë nga shtetasit A. P dhe F. P një objekt kundrejt shumës 133 milionë e 350 mijë lekë të vjetra. Objekti sipas prokurorisë ishte pikërisht “pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 470 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 170 m2. Kjo pronë, sipas përshkrimit të veçantë, ekziston në termat lokal si hotel me 4 kate”.

Lexo edhe: KLSH e kapi me shkelje, ish-drejtori i ALUIZNI borxh shtetit 50 milionë lekë

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se Mariel Murati i detyrohet 50 milionë lekë të vjetra shtetit.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit i dërguar në 31 korrik 2023 në ASHK Sarandë tregon se Mariel Murati në vitin 2019 është pajisur me një tjerër leje legalizimi.

Bëhet fjalë për lejen për “Shtesë anësore 4 kate dhe në lartësi 1 kat me funksion social-ekonomik” dhe i pajisur me certifikatë pronësie për pasurinë nr. 26/385 rregjistruar në vol.23, faqe 174 me sipërfaqje 188 m2 “ND” dhe sipërfaqje të parcelës ndërtimore 470 m2 në emër të tij.

Ish-drejtori i ALUIZNI, Mariel Murati nuk i është përllogaritur vlera e truallit, sipërfaqja e parcelës ndërtimore prej 470 m2 bazuar në VKM e miratuar sipas zonës kadastrale, duke shkaktuar të ardhura të munguara në shumën prej 5.065.190 lekë.

Nuk dihet për cilin objekt dhe truall bëhet fjalë, por KLSH i ka rekomanduar ASHK Sarandë që të njoftojë poseduesin Mariel Murati që të kryejë këtë pagesë dhe deri sa të ndodhë kjo gjë, në kartelën e pasurisë së tij të vendoset “Kufizim i përkohshëm”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese