Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërtoi pa leje në Spille, procedohet penalisht pronari, e pësojnë dhe zyrtarët e IKMT-së në Kavajë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Ndërtoi pa leje në Spille, procedohet penalisht pronari, e

Një pronar që ka ndërtuar pa leje në objektin e tij në Spille, është proceduar penalisht nga Policia. Bashkë me të janë proceduar kryeinspektori dhe një inspektor i IKMT-së në Kavajë për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës"

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, proceduan penalisht shtetasit:

  • Arben Kaja, 52 vjeç, banues në Spille, Rrogozhinë, për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm";
  • Bardhyl Tosku, 61 vjeç me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, dhe Fatmir Bakalli, 51 vjeç, me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Shtetasi Arben Kaja, ka ndërtuar pa leje në objektin e tij në fshatin Spille, ndërsa shtetasit Bardhyl Tosku, dhe Fatmir Bakalli, kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet përkatëse për moslejimin e këtij ndërtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu