Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërtimi pa leje në Dhërmi, IKMT kallëzon disa institucione e zyrtarë: Nuk kontrolluan territorin

Shkruar nga Newsbomb
Ndërtimi pa leje në Dhërmi, IKMT kallëzon disa institucione

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka kallëzuar sot penalisht në Prokurorinë e Vlorës, zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Himarës, Komisariatin e Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT.

Objekti i kallëzimit është “shpërdorim detyre”. Referuar dokumenteve, zyrtarët akuzohen për mos-ushtrim të kontrollit në territorin që administrojnë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për objektin që inspektorët e IKMT prishën dje me shpërthim të kontrolluar në Gjilekë, Dhërmi, ndërkohë që nga institucionet përgjegjëse vendore nuk është bërë asnjë sinjalizim për këtë ndërtim pa leje.

[gallery ids="653060,653059,653058"]

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll