Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndërtimi i Spitalit Rajonal të Fierit, Rama inspekton punimet: 50 mjekë e infermierë turq do punojnë bashkë me 320 mjekë e infermierë shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga brenda Spitalit te Fierit

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Fier, në vendin ku po ndërtohet Spitali i ri Rajonal nga turqit, për të parë nga afër punimet që po kryhen atje.

Rama ka bërë me dije se personeli do të përbëhet nga 50 persona, mjekë, infermierë dhe menaxherë nga Turqia, të cilët do të punojnë bashkë me 320 mjekë dhe infermierë shqiptarë.

“Në kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku progresi i përditshëm është tejet mbresëlënës dhe ku do të kemi, duke nisur nga muaji maj (që të jemi brenda:-), jo vetëm një spital të ri publik me standardet më të larta, po edhe një qendër transferimi të dijes ku do të zbatohet projekti pilot i autonomisë spitalore, që pastaj do të shtrihet në të gjithë spitalet e Shqipërisë.

Një personel prej 50 vetësh, menaxherë, mjek e infermierë turq do të punojnë këtu së bashku me personelin prej 320 mjekësh, infermierësh e punonjësish shqiptarë të shërbimeve mbështetëse. Ky spital hap fazën përmbyllëse të Reformës sonë në Shëndetësi dhe është pasqyra më kuptimplotë e një transformimi në vazhdim, që deri 7 vjet më parë as e mendonte njeri”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll