Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Ndërtimi i paligjshëm brenda Parkut të Butrintit, autoritetet reagojnë pas denoncimit: Prishin godinën e ndërtuar pa leje (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al pasqyroi mëngjesin e sotëm një shqetësim të ngritur dhe nga mediat lokale në Sarandë, një ndërtim i paligjshëm po bëhej brenda Parkut Kombëtar të Butrintit.

Përmes fotove të shkrepura dje më 30 prill, qytetarët denoncuan se në pjesën veriore të Parkut, përballë Ksamilit po ndërtohej një objekt, sipas tyre i paligjshëm. Ata pretendonin se kishin njoftuar dhe policinë bashkiake por nuk kishte asnjë një reagim.

Ndërkohë, dy orë më parë drejtori i Parkut të Butrintit Eri Sulo ka shkuar vetë në vendin ku ndodhej objekti i paligjshëm dhe autoritete kanë bërë shembjen e godinës pa leje.

“Nga inspektimet e kryera në terren si dhe dalja e autoriteve përkatëse që kanë në juridiksion zonën, më lejoni të shpreh qartë që kjo zonë nuk është nën administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Duke parë që që kjo zonë ndodhet nën juridiksionin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nuk i përket autoritetet të Parkut Kombëtar të Butrintit për të shtrirë të gjithë fuqinë e saj në mbështetje të prishjes së godinave të paligjshme”, ka thënë ai.

Lexo edhe: Denoncimi: Po bëhen ndërtime të paligjshme brenda Parkut të Butrintit

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img