Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Komani/ Forumi: Kumbaro flet me terma energjetike, s’ruan trashëgimninë. Ministria: Do kryejmë sondazhe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

 

Ndërkohë, ministria e Kulturës ka reaguar në lidhje me diskutimet e zhvilluara sot nga Forumi i Trashëgimisë Kulturore për linjën e interkonjeksionit që pritet të kalojë në vendbanimet e lashta ilire në zonën e Komanit. Ministria në deklaratën e saj sqaron se opinionet e arkeologëve janë lexuar dhe janë marrë në konsideratë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe është diskutuar gjithashtu me përfaqësuesit e OST. Sipas ministrisë, është kërkuar në bashkëpunim me misionin e arkeologëve të kryhen sondazhe në vendet ku do të hapen gropat për shtyllat që kalojnë në zonën B, duke i ruajtur kështu të drejtën vetes të marrë një vendim të dytë nëse e sheh të nevojshme.

 

Deklarata e ministrisë:

 

Në vijim të diskutimit për qytetin arbëror të Komanit dhe pas reagimit të Forumit të Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës , në përgjegjësi dhe detyrë të informimit publik, sqaron sa më poshtë:

 

Ministria e Kulturës dhe ekipet e saj, në terren dhe në qendër, kanë qenë si rrallë herë të vëmendshme dhe të kujdesshme për trashëgiminë të cilën e gjetëm pothuajse të harruar prej më shumë se 20 vjetësh.

 

Opinioni i ekipit të arkeologëve kërkues, u lexua dhe u morr në konsideratë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë pa u vënë fare në dyshim, ndonëse mungonin drejtuesit e projektit dhe nuk deleguan përfaqsueses të tjerë nga ekipi i tyre.

 

Vetë KKA përbëhet po aq nga ekspertë të njohur të arkeologjisë dhe nga përgjegjës të institucioneve të përgjegjshëm për çdo vendim që merret.

 

Zonifikimi i propozuar prej misionit të arkeologëve, – ndonëse nuk ka marrë ende formë ligjore u konsiderua i mirëqenë, pasi aktualisht zona e mbrojtur me ligj, që ne vitin 1963, është vetëm Kalaja e Dalmacës dhe nekropoli- tregon se cila është zona që nuk duhet prekur dhe cila është ajo që me përkufizim lejon ndërhyrje. Ky kufizim u respektua plotësisht dhe në përputhje me ligjin për trashëgiminë.

 

Nëse misioni i arkeologëve që e kuptojnë shumë mirë se ç’domethënë zonë A dhe zonë B, do ta kishin konsideruar të palejueshme ndërhyrjen në hapësirën ku kalojnë shtyllat, do e kishin shtrirë Zonën A më tej dhe KKA do të kishte gjykuar e vendosur, në përputhje me propozimin e tyre. Përderisa ka ligje, rregulla, përkufizime, kjo do të thotë se duhet të respektohen në vendimmarrje. Kjo është metodologjia që tq gjithq specialistët e fushës e dinë shumë mirë. Institucionet shtetërore nuk mund të vendosin sipas opinioneve që ndryshojnë në lirinë e tyre të respektuar gjithësesi, por në bazë të kufijve dhe hapësirave që u njeh ligji.

 

Mundësia e një zhvendosjeje edhe nga Zona B, ndonëse e pajustifikuar ligjërisht, u ngrit e u diskutua gjatë në KKA me përfaqsuesit e OST. Ata shpjeguan se :

 

– po aty kalon edhe linja ekzistuese e tensionit të lartë Koman-Elbasan, prej të cilës duhen ruajtur nga shtylla në shtyllë distancat e sigurisë e të rrezikut që janë të përcaktuara dhe nuk mund të ndryshohen.

 

– duke qenë se në atë terren është tashmë e hapur traseja për linjën ekzistuese do të shfrytëzohet po kjo trase për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Ky faktor paraqet interes edhe nga pikëpamja e ruajtjes së trashëgimisë sepse hapja e një traseje të re do të thotë gërmime të reja në terren, çka shmanget në rastin konkret.

 

– relievi është i tillë që zhvendosjet e linjës bëhen të pamundura në distanca të pranueshme dhe kërkon rishikim total të projektit me rëndësi mbarëkombëtare dhe rajonale, që sjell dy pasoja të mëdha: një kosto shtesë prej qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit; dhe vënie në rrezik të marrëdhënieve kontraktuale me qeverinë gjermane që është financuese e këtij projekti me rëndësi strategjike dhe me kosto shumë milionë euro.

 

GJITHËSESI:

 

– ju sigurojmë se këto arsye të fundit nuk do ta ndalonin KKA të kërkonte zhvendosje të linjës nëse do të prekej zona A e kërkimeve – e caktuar si e tillë jo nga MK por nga ekipi arkeologëve – ku dhe ka të dhëna të sigurta për gjurmë të qytetërimeve të trashëguara.

 

DHE, me kujdesin dhe vëmendjen maksimale për të ruajtur edhe zonën B, KKA ka kërkuar të kryhen sondazhe në bashkëpunim me misionin e arkeologëve, në vendet ku do të hapen gropat për shtyllat që kalojnë në zonën B, duke i ruajtur kështu të drejtën vetes të marrë një vendim të dytë nëse e sheh të nevojshme. Për këtë kemi bashkëpunim edhe me OST.

 

Ministria e Kulturës falenderon Forumin e Trashëgimisë Kulturore për interesin ndaj temës, ndërsa garanton opinionin publik se kemi dhënë të gjithë informacionin e duhur dhe kemi kërkuar bashkëpunim të arkeologëve për ta ndjekur hap pas hapi dhe institucionalisht çështjen e Komanit.

  

 

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img