Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Ndërtimet pa leje, reagon Policia e Shtetit: Pezullim 30 ditë për komisarin dhe tre punonjësit e tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit njofton se ka pezulluar për 30 ditë nga detyra komisarin, dy nënkomisarë dhe një inspektor, në lidhje me ndërtimet pa leje në zonën e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Pezullimi i tyre është bërë me kërkesë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ata ka në juridiksion.

Është pezulluar shefi i Komisariatit nr.1, Bujar Mehmeti, pasi mbulon dhe zonën ku janë evidentuar 2 ndërtime shumëkatëshe. Gjithashtu, janë pezulluar nga detyra shefi i postës policore Farkë, Flamur Sula, agjenti Alban Rama dhe inspektori i zonës Nazmi Karreçi.

Njoftimi i Policisë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrat e pezullimit 30-ditor, të nxjerrë nga Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit, pasi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka filluar hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për disa punonjës policie të Komisariatit të Policisë Nr.1, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe ka kërkuar pezullimin nga detyra, për:

– Kryekomisar B. M., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar F. S., me detyra Shef dhe Specialist i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë;

– Nënkomisar A. R., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamzë, Tiranë (i cili ka kryer më parë detyrën e Specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1);

– Inspektor N. K., me detyrë Ndihmës/specialist SPZ i Postës së Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Pezullimi i tyre u bë pas hetimeve të kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në lidhje me ndërtimet pa leje të konstatuara në territorin që ka në juridiksion Komisariati i Policisë Nr.1.

Më shumë




spot_img








spot_img