Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Ndërtimet pa leje mbeten problematike”, Balla prezanton drejtorin e ri të IKMT-së

Shkruar nga Newsbomb
“Ndërtimet pa leje mbeten problematike”, Balla prezanton

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ervin Hoxha, në një mbledhje ku morën pjesë drejtuesit qendrorë e vendorë të IKMT.

Balla tha se duhet punuar për të nisur një rrugëtim të ri. Ndër të tjera ministri u shpreh se çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje.

“Çështja e ndërtimeve pa leje mbetet një problematikë e mprehtë dhe fokusi duhet të jetë parandalimi, pa toleruar asnjë rast të ndërtimeve pa leje, pasi rastet nuk kanë munguar as në qendër të Tiranës”, tha Balla.

Ministri kërkoi një plan të plotë kontrolli në çdo cep të Shqipërisë, kontroll që do të ketë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë që Ervin Hoxha merr detyrën si kryeinspektori i IKMT, teksa ditën e djeshme kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailin.

Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, është shkarkuar nga detyra, vetëm tetë muaj pasi u emërua. Ismailit ju besua ky post pasi paraardhësja e tij Dallëndyshe Bici u emërua në krye të Kadastrës Shqiptare. Rruga e Ismailit ka qenë e shkurtër, ndërsa ky post tashmë i besohet Ervin Hoxhës.

Lexo edhe: Rama firmos shkarkimin e Agim Ismaili nga IKMT, në vend të tij emërohet Ervin Hoxha

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese