Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndërtimet pa leje, Gjonaj: Objektet do të konfiskohen dhe do përdoren për interesa publike, do të ketë listë të zezë për… (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është mbajtur një takim në Ministrinë e Brendshme, ku ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se Policia e IKMT do të kenë të gjitha instrumentet e duhura ligjore për ndalimin e ndërtimeve të paligjshme, por edhe për cilësinë e punimeve, që tërmeti i 2019-tës, na tregoi që ishin shkelur.

Më tej, ajo u shpreh se çdo objekt që do të ndërtohet pa leje, mund të konfiskohet nga shteti dhe të përdoret për interesa publike.

Po ashtu, edhe investitorët që do të shkelin lejen zhvillimore mund të futen në listë të zezë dhe të mos marrin projekte për 5 vite.

“Është shumë e rëndësishme që të jemi në këtë takim, pas nismave ligjore që kjo qeveri ka ndërmarrë, qoftë për ndërtimet pa leje, nga investitorët te çdo subjekt që është u përfshirë, paketa ligjore përcakton qartësisht rolin e secilit.

Tërmeti na vuri në pah kujdesin që duhet të kemi sa i takon ndërtimeve, dhe të gjithë personave përgjegjës, por edhe mbi rolin që do të ketë Policia e Shtetit për kontrollin e territoreve. Policia është përgjegjëse dhe ka kompetenca për të parandaluar ndërtime pa leje, dhe për të referuar në prokurori çdo subjekt që ka kryer shkelje jo në përputhje me lejen.

Pasojat e tërmetit na bënë të kuptonim gjithashtu se çdo tolerim në cilësinë e punimeve, sjell pasoja njerëzore dhe dëme të shumta ekonomike, janë mina me sahat, që mund të plasin në ço kohë. 

Kjo nuk lidhet vetëm me parandalimin e ndërtimeve pa leje, po lidhet me mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Policia dhe IKMT kanë në dorë çdo instrument për të përmbushur detyrën, duhet vetëm një vullnet i fortë për të zbatuar legjislacionin që është në fuqi.

Mund të them që nga gjithë ndryshimet ligjore, IKMT ka instrumentet e posçëm, duke u vendosur në dijeni dhe nga ata persona që janë pjesë e kompanive private, çdo mbikqyrës që ka si detyrë kontrollin e ndërtimit, edhe në rastin kur është me leje dhe ajo nuk zbatohet, është i detyruar që të lajmërojë IKMT-në, e cila mund të vendosë iniciativa penale.

Kush ndërton pa leje një objekt, mund t’i konfiskohet për interes publik, dhe një sërë masash të tjera të forta. Çdo kompani që shkel lejen, ky subjekt apo investitorë futet në një listë të zezë, për 5 vite nuk ka të drejtë të marrë leje shfrytëzuese. Do të ketë dënim deri në 3 vite burg për funksionarët publikë që nuk veprojnë për ndërtimet pa leje”,- u shpreh Gjonaj

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img