Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
3.1kmh
0 %
Sht
20 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndërtime pa leje, procedohen penalisht 5 persona në Dibër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pesë persona janë proceduar penalisht nga policia në Krujës, pasi janë kapur duke ngritur objekte pa leje.

Bëhet me dije se janë proceduar penalisht shtetasit U. H., V. S., H. K., F. M.,  V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse.

Gjithashtu policia në Mat ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili akuzohet për “dhunë në familje”.

Mësohet se shtetasi D. M., 29 vjeç, ka dhunuar bashkjetuesen e tij.

Njoftimi i policisë:

Vijojn puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit,  kanë evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

U. H., V. S., H. K., F. M.,  V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

____

Mat /  Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img