Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Ndërtesat u PRISHËN, por çfarë përmban kontrata që BASHA firmosi me banorët e “ASTIRIT”?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rreth tre muaj më parë kur Lulzim Basha iu bashkua protestës së banorëve të “Astirit” nënshkroi me ta një kontratë, që sipas tij do zbatohet brenda dy muajve kur PD të vijë në qeveri.

Sot IKMT kreu aksionin e fundit duke shembur përfundimisht të gjitha banesat që prekeshin nga gjurma e projektit për rikonstruksionin e “Unazës së Re” nga sheshi “Shqiponja” te pallati me shigjeta.

Në 16 gusht të 2019-ës Basha hodhi firmën në një kontratë që i premton banorëve shpronësim me çmimet e tregut dhe rishikim të projektit të Unazës së Re dhe devijimit të lumit Lana.

Ja çfarë shkruhet në kontratën e Bashës me banorët e Astirit:

“Brenda 2 muajve nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe opozita e bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të rishikojë projektin e zgjerimit të Unazës së Re dhe devijimit të Lumit Lana, si dhe në përputhje me interesin publik, do të ndërmarrë çdo masë që është e nevojshme për të siguruar zhvillimin e zonës sipas interesit të komunitetit dhe dëmshpërblimin, sipas çmimit të tregut, të çdo prone private që preket nga projekti i rishikuar”.

Njësoj siç Edi Rama i kishte premtuar legalizime banorëve të “Astirit” legalizime sapo të vinte në pushtet, Basha u premtoi shpronësime me çmimin e tregut. A do e mbajë premtimin kryedemokrati? Mbetet për t’u parë…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img