Hapësire reklamuese

Rajoni

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Ukrainës, Kurti: Solidarizohemi me popullin ukrainas

Shkruar nga Newsbomb
Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin

Godina e qeverisë së Kosovës është ndriçuar mbrëmjen e sotme me flamurin e Ukrainës, në shenjë solidariteti me shtetin territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Kryeministri Albin Kurti thotë se këto janë kohë kritike për popullin ukrainas dhe se pavarësisht sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është lufta, historia favorizon të drejtët.

“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët.Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, shkruan Kurti në Twitter.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.