Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ndërruan jetë dje në aksident, gjyshja përcjell vajzën dhe mbesat në banesën e fundit: O lulet e nënës çfarë më bëtë (Patosi i jep lamtumirën familjes Gushi)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Familjarët, të afërm dhe miq të familjes Gushi i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Eduartit, Silvanës, Anastasia dhe Evës; 4 anëtarëve të familjes që u shuan dje në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë.

Nëna e Silvana Gushit dhe gjyshe e dy vajzave Anastasia dhe Eva u ka dhënë sot, gjithashtu, lamtumirën e fundit vajzës, mbesave dhe dhëndrit. Bashkëshorti dhe persona të tjerë e mbajnë nga krahët, ndërsa ajo vajton humbjen e të shtrenjtëve të saj.

“O lulet e nënës çfarë më bëtë”, dëgjohet të thotë ajo.

Sot, në shtëpinë e familjes Gushi kanë shkuar qindra të afërm e miq, banorë të Patosit të cilët janë shokuar nga ikja e tyre. “U prish një fole e madhe. U mbyll një derë”, u shpreh një i afërm i familjes, ndërsa me zërine  dridhur tregonte si e kishte mësuar lajmin.

“Ishte një familje shumë e mirë. I kishte të tëra. Edhe unë kur e mora vesh mbrëmë. Qava. Unë që e njoh, më dhëmb shpirt, sidomos ne prindërve. U mbyll dera. I njihja shumë mirë. Ishin njerëz në hallet e veta. Kanë bërë këtë shtëpi, me kursimet. U prish një fole e madhe për mua dhe popullin e Patosit”, tha i moshuari.

*Për shkak të pamjeve të rënda, duke respektuar dhe dhimbjen e madhe të familjes, Newsbomb.al, ka zgjedhur të mos transmetojë pamjet nga përcjellja për në banesën e fundit të familjes Gushi.

Redaksia i shpreh ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të më të shtrenjtëve të tyre.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img