Ndërron jetë ylli i You Tube dhe rrjeteve sociale: Ishte 8 muajshe shtatzënë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:00 14-07-2020 Ndërron jetë ylli i You Tube dhe rrjeteve sociale: Ishte 8 muajshe shtatzënë Nicole Thea

Krijuesja e videove në Youtube Nicole Thea, vdiq ndërkohë që ishte shtatzënë në muajin e tetë të shtatzënisë. Familjarët e saj thanë se dyshohet që ylli i rrjeteve sociale të ketë vdekur pas një sulmi në zemër.

Nicole, e cila mbante në bark djalin e saj Reigh, vdiq në shtëpinë e saj në Hexborough, Yorkshire, të shtunën në mëngjes pasi po i ankohej të dashurit të saj Global Boga, se i dhimbte gjoksi dhe kishte dhimbje shpine.

Ajo i kishte thënë gjithashtu se kishte vështirësi në frymëmarrje, një javë para se të humbte jetën. Ajo i tha 250 mijë ndjekësve të saj se ndihej sikur diçka po e vriste atë nga brenda, dhe se po vdiste pak nga pak javët e fundit.

Tani xhaxhai i saj thotë se familja beson se ajo pësoi një sulm në zemër (atak kardiak). Duke folur ekskluzivisht për dailymail, Charles Murray tha: Çfarë kam dëgjuar deri tani, ne mendojmë se ajo pësoi një goditje të fortë në zemër. Ajo ishte në shtëpi kur ndodhi kjo dhe po i thoshte partnerit se kishte dhimbje në gjoks dhe shpinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097301006317139
array(1) { ["section"]=> string(82) "nderron-jete-ylli-i-you-tube-dhe-rrjeteve-sociale-ishte-8-muajshe-shtatzene-213847" }