Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërron jetë te Infektivi 74 vjeçari nga Kruja, kishte një javë i shtruar

Shkruar nga Newsbomb

Një 74 vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv si pasojë e infektimit me Covid-19.

Mësohet se i moshuari që ndodhej prej një jave i shtruar te Infektivi, ka ndërruar jetë dje. Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Dy ditë më parë, edhe bashkëshortja e tij bëri testet për koronavirusin, por fatmirësisht rezultoi negative.

Kujtojmë se sipas përmirësimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit humbën jetën 5 pacientë me Covid, 2 prej tyre pa sëmundje të tjera, ndërkohë janë zbuluar 104 raste të reja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll