Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Ndërron jetë shkrimtari Uran Kostreci, “rebeli” që diti t’i bëjë ballë diktaturës pasi vuajti 23 vite nëpër burgjet e errëta të komunizmit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtari i njohur Uran Kostreci, “rebeli” që diti t’i bëjë ballë diktaturës së egër komuniste dhe i “syrgjynosur” disa herë nëpër burgjet e ftohta të Shqipërisë, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetësore duke i marrë jetën.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga familjarët e të ndjerit përmes rrjeteve sociale. Vuajti shumë nga regjimi komunist, por nuk u gjunjëzua kurrë.

Kostreci lindi më 1938, në Sarandë. U arrestua në 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi “për tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi “se fyeu përfaqësuesin e pushtetit” dhe se bëri “agjitacion e propagandë”, me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi.

Filloi të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi t’i botonte për arsye biografie. Botimet e para i filloi pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh.

Më shumë

spot_img