Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërron jetë senatori republikan Richard Lugar, përkrahës i çështjes së Kosovës

Shkruar nga Newsbomb
Ish senatori republikan amerikan i shtetit te Indianas, Richard Lugar

Ish-senatori republikan, Richard Lugar, ka vdekur sot në moshën 87-vjeçare.

Senatori nga Indiana kishte shërbyer në këtë pozitë nga viti 1977 deri më 2013. Richard Lugar njihet si mbështetës i çështjes së Kosovës dhe si përkrahës i bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë.

Ai njihej si një senator autoritativ në politikën e jashtme amerikane.

Lugar në kohën kur ishte edhe kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit amerikan, ishte një zë i fuqishëm kundër aparteidit në Afrikën e Jugut dhe armëve nukleare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.