Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërron jetë regjisori i njohur Vladimir Prifti

Shkruar nga Newsbomb
Ndërron jetë regjisori i njohur Vladimir Prifti

Ditë zie për kinematografinë shqiptare, pasi ka ndërruar jetë regjisori i njohur Vladimir Prifti.

Prifti ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale aktori i njohur, Mevlan Shanaj.

“Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde”, shkruan Shanaj në postimin e tij.

Vladimir Prifti lindi në Tiranë, më 1 qershor 1942. Mbaroi shkollën e Iartë për aktor në “Aleksandër Moisiu” dhe fill më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Aty luajti disa role të dyta, ku spikati me Kogon te drama “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit (I968).

Filmi i tij i parë artistik origjinal ishte “Udha e shkronjave” (I978), nderuar me çmim të vecantë në Festivalin III të Filmit Artistik Shqiptar dhe me çmim të Republikës të shkallës së parë. Sado që kanë kaluar vite, ai mbetet ndër kulmet e kinoregjisorit dhe të vetë kinematografisë shqiptare, një film i frymëzuar, i kahut psikologjik, me nënshtresa e tonime të thukëta dramatike, mesazhe të fuqishme, karaktere të realizuara, tension e suspansë.

Kujtojmë që Prifti është regjisori i filmave të njohur si “Udha e shkronjave", "Dhe vjen një ditë", "Flutura në kabinën time", "Kush vdes në këmbë", "Era e ngrohtë e thellësive" etj. Ai është Nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin, që ka dhënë në kinematografinë shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese