Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare komediani Louie Anderson. Aktori vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin.
Ylli i serialit televiziv “Baskets” dha frymën e tij të fundit në Las Vegas, ku u shtrua në spital në fillim të kësaj jave. Ai fitoi 3 herë çmimin e rëndësishëm “Emmy”, si dhe luajti disa role në filmat “Search Party”, “Young Sheldon”, “Touched by an Angel”, “Chicago Hope” dhe “Grace Under Fire”, si dhe një film të paharrueshëm në filmin hit të vitit 1986 “Ferris Bueller’s Day Off”.
Anderson është autori i librave më të shitur Dear Dad — Letters From a Adult Child, Goodbye Jumbo… Hello Cruel Ëorld, The F Ëord, Hoë to Survive Your Family, dhe Hey Mami.