Hapësire reklamuese

Showbiz

Ndërron jetë papritur regjisori i njohur në moshën 58-vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Ndërron jetë papritur regjisori i njohur në moshën

Regjisori dhe producenti Jean-Marc Vallée, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Regjisori ka fituar një Emmy për regjinë e serialit hit të HBO-së "Big Little Lies" dhe drama e të cilit në 2013 "Dallas Buyers Club" fitoi shumë nominime për Oscar.

Përfaqësuesi i tij Bumble Ëard tha se Vallée vdiq papritur në kabinën e tij jashtë Quebec City, Kanada.

Regjisori lindi në Montreal dhe studioi filma në Universitetin e Quebec. Ai e filloi karrierën e tij duke regjisur video muzikore dhe filma të shkurtër në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990 përpara se të bënte debutimin e tij në filmin artistik me “Liste Noire” në 1995.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.