Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndërron jetë papritur në Ministrin e Kulturës, regjisorja e njohur shqiptare

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në Ministrinë e Kulturës në Kosovë ka mbërritur një ekip mjekësor, pasi ka ndërruar jetë në ambientet e punës regjisorja Burbuqe Berisha.

Berisha ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare, ende nuk dihet se çfarë i mori jetën regjisores.

Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.

Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB.

Për vdekjen e regjisores ka shkruar aktorja Shëngyl Ismaili.  “Pusho e qetë Buqe, shpirt i bardhë”, shkruan ajo.

Regjisorja Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë autore e filmave dokumentarë, të metrazhit të shkurtër dhe filmave televizivë.

Bëri regji edhe në teatër. Punoi si menaxhere në Kino ABC, producente në Kosova Film dhe ishte drejtore e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Disa nga realizimet e saj janë “Lexi në qytet” në 10 episode, “Ashensori”, “Suxhuk Open”, “Kosova 9/11”, “Ëndrra”, “Nanë”, “Dimri i shpirtit”, “Bunari”, “Viti 2000”, “Diçka po zihet”, “Gratë” dhe “Çelësi”. Nga filmat e saj dokumentarë shquhen “Për Jusuf Gërvallën”, “Universiteti nëpër vite”, “Harmonika”, “Të rritur në rrugë”, “Kinematë” etj. Ka bërë disa shfaqje teatrore prej të cilave veçohen: “Një çaj me Hillaryn”, “Revolveri”, “Darka private” etj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img