Një tjetër aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Lushnjë, ku ka humbur jetën një grua.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Krujtje- Ngurrëz, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Motori drejtohej nga shtetësja Afërdita Rasti, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e asksidentit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin e motormjetit si pasojë e shpejtësisë së lartë.