Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ndërron jetë nga Covid personaliteti i njohur, mjeku i nderuar Sulejman Peza. U shpall ‘Njeriu i Shekullit XX’ nga Instituti i Biografive në Kembrixh

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a6e5e8f1a76aa114c64cc2bfb70b5b64

Një lajmi trishtë ndarja nga jeta e personalitetit të njohur, intelektualit, aktivistit, mjekut veterinar dr.Sulejman Peza. Ai ishte një figurë mjaft e njohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm.  

Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe familjarëve, ai nuk mundi ta mposhtë virusin e kobshëm Covid. Lajmi ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, shokët dhe miqtë.

Veprimtaria e tij është mjaft e gjërë dhe komplekse në lëmi të ndryshme. Për kontributet e pazëvendësueshme që ka dhënë në mjaft aspekte, ai është vlerësuar me çmime, tituj e medalje brënda e jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti ai mori edhe titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”.

Sulejman Peza, ka mbaruar shkollën 7-vjeçare në qytetin e Peqinit në vitin 1956, ndërsa më pas vijoi shkollën e mesme në Teknikumin Veterinar në vitin 1960 në qytetin e Shkodrës. Në shkollën e mesme shquhej si futbollist ku për 2 vjet rresht ka luajtur me të rinjtë e klubit të sportit të Vllaznisë duke u shpallur dhe kampion kombëtar.

sulejman-696x841_copy.jpg

Nga viti 1960 deri në 1962 emërohet teknik kontrollor i insiminimit artificial në ndërmarjen zootekniike Shtetërore Tiranë, ku kreu dhe kursin e specializimin perkatës.

Nga viti 1962 deri në vitin 1967 mbaroi studimet e larta ne Universitetin Bujqësor Tiranë (Kamëz).

Në vitin 1967 emërohet mjek veteriner në ndërmarjen bujqësore ushtarake Elbasan, ku ka punuar në zonat më të largëta të qarkut të Elbasanit si në Sopot, Lenie, Cërrik.

Mbasi shkrihet ndërrmarja bujqësore ushtarake emërohet në vitin 1970 në kooperativën bujqësore Gjocaj të Peqinit deri në vitin 1972.

Nga viti 1972 deri në vitin 1979 ka punuar në kooperativën bujqësore Pajovë të Peqinit.

Nga viti 1979 deri në vitin 1993 ka punuar në ndërrmarjen bujqësore Elbasan.

Në vitin 1993 ka hapur farmacinë e parë veterinare në qarkun e Elbasanit.

Nga viti 1979 deri në vitin 1999 dr. Sulejman Peza ka kryer mbi 2 mijë operacione Seksio-Cezare, Laporatomi, Retikulite etj.  

Dr. Sulejman Peza rrjedh nga një familje me ndjenja të forta patriotike dhe nacionaliste. Gjyshi i tij Sulejman Peza ka qenë një patriot i madh.

Familja e tij është një familje me tradita intelektuale dhe arsimdashëse. Gruaja e tij ka punuar për 35 vjet në arsim.

Dr Sulejman Peza, për kontributin e tij në fushën e veterinerisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me qendër në Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt:

Personalitet  i  Shekullit XX

med1.jpg

Personalitet publik  Nderkombetar

med2.jpg

Ky institut e ka vleresuar me medaljen e arte dhe I jep per te dyten here titullin honorifik Guvernator, drejtor  institutit amerikan per Evropen

med3.jpg

med4.jpg

med5.jpg

med6.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img