Hapësire reklamuese

Rajoni

Ndërron jetë nga Covid-19 një nga njerëzit më të rëndësishëm në Vatikan

Shkruar nga Newsbomb
Papa Françesku, Fabrizio Soçorsi

Mjeku i Papa Françeskut, Fabrizio Soçorsi, ka humbur jetën për shkak të Covid-19 në moshën 78-vjeçare.

Ai u shtrua në spital për shkak të një problemi onkologjik, por infektimi me koronavirus i mori jetën.

Papa e kishte zgjedhur atë si mjekun e tij personal që në vitin 2015.

Soçorsi lindi në 2 shkurt 1942 dhe u diplomua për mjekësi dhe kirurgji në Universitetin La Sapienza në 1968-ën.

Ai punoi si mjek dhe si profesor duke dhënë lëndën e imunologjisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.