Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ndërron jetë në moshën 94 vjeçare Lou Ottens, inxhinieri që transformoi muzikën me shpikjen e kasetës

Shkruar nga Newsbomb

Ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare inxhinieri holandez Lou Ottens, i njohur si shpikësi revolucionar i kasetës.

Ottens bëri dy herë revolucion në botën e muzikës, pasi transformoi mënyrën sesi njerëzit të dëgjonin muzikën asokohe. Inxhinieri holandez  iu bashkua kompanisë “Philips” në vitin 1952 dhe në vitin 1960 u bë kreu i departamentit të zhvillimit të produkteve elektonike të prodhuara nga kompania.

Më vonë si drejtor teknik i Philips në fund të viteve 1970, Ottens mori pjesë në zhvillimin e diskut kompakt. Sipas medieve holandeze, Ottens vdiq në shtëpinë e tij në Duizel.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll