Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare ish-presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble

Shkruar nga Newsbomb
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare ish-presidenti i

Ish-presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare

Lajmin për vdekjen e ish ministrit gjerman të financave e publikuan familjarët  e politikanit ku thanë se Politikani i CDU u shua në qetësi, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, në shtëpi me familjen e tij të martën në mbrëmje rreth orës 20:00.

Në karrierën e tij të gjatë politike, Schäuble ka mbajtur poste të shumta politike në institucione të ndryshme.

Schäuble, i cili ishte deputet i Bundestagut për 50 vite dhe siç theksohet nga mediat gjermane, Schäuble shënoi historinë e Gjermanisë si asnjë politikan tjetër.

Wolfgang Schäuble kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij kushtuar ribashkimit të vendit të tij dhe më vonë shërbeu si ministër i financave i ish-kancelares Angela Merkel gjatë krizës së borxhit të eurozonës.

Schaeuble ishte anëtar i Partisë Kristian Demokrate të qendrës së djathtë të Merkelit që nga viti 1965 dhe u bë anëtar i parlamentit në vitin 1972, duke e bërë atë një nga politikanët më jetëgjatë në Gjermani.

Në tetor 1990 Schäuble u qëllua nga një i sëmurë mendor gjatë një mitingu fushatës dhe që atëherë ka qenë në karrige me rrota.

Pas zgjedhjeve federale të vitit 2021, të cilat Demokristianët i humbën, Schäuble u largua nga komitetet drejtuese. Në Bundestag, Berber Bas u bë president dhe Schäuble ishte anëtar i parlamentit deri në vdekjen e tij.

Edhe Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Bundestagut, Ëolfgang Schäuble.

“Mësova  me trishtim lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish Presidentit të Bundestagut Gjerman, Ëolfgang Schäuble.

Për mbi pesë dekada Schäuble i shërbeu Gjermanisë me përkushtim të lartë, si politikan, deputet, ministër dhe President i Bundestagut. Ngushëllime familjes dhe popullit gjerman.” – shkruan Nikolla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese