Aktivistja, blogerja dhe prezantuesja e BBC, Dame Deborah James, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.
Ajo kishte marrë kujdesin e fundit për trajtimin e kancerit të zorrëve në shtëpi dhe kishte mbledhur miliona euro për kërkimet mbi sëmundjen e kancerit.
Prezantuesja e ‘podcas’t-it të BBC-së “You, Me and Big C”, u nderua në maj në shenjë mirënjohjeje për mbledhjen e fondeve të saj.
Deborah, nënë e dy fëmijëve, u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016. Familja e saj e përshkroi atë si “të mahnitshme” dhe një “frymëzim” për ta.
“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, nëna më e mahnitshme”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga familjarët e saj.