Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare këngëtari i njohur shqiptar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë këngëtari dhe autori i shumë këngëve në moshën 33-vjeçare Ylber Aliu.

Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije figurat publike me anë të postimeve në rrjetet sociale. Bëhet me dije se 33-vjeçari prej disa kohësh vuante nga një sëmundje, betejë që nuk ka arritur të fitojë duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Shumë persona të njohur kanë reagur për vdekjen e të riut dhe kanë ngushëlluar familjen e tij mes tyre Gold Ag dhe Adem Ramadani.

Postimi i Adem Ramadanit:

Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi

Si fëmi shumë jemi dashtë.

E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë.

E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ – Do t’më mungosh shumë Ylber – Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushllime gjithë shqiptarëve.

Postimi i Gold AG:

Allahu të mëshiroftë o vlla Ylber, do t’na mungosh gjithmonë deri sa një ditë të takohemi në Xhenet me lejen e Krijuesit Mëshirplotë 😢🤲🏼

Më shumë

spot_img
spot_img