Këngëtari i njohur amerikan Chris Cornell ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Në një deklaratë të dhënë për “The Associated Press”, Brian Bumbery tha se Cornell vdiq të mërkurën mbrëma në Detroit, por shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar.
Këngëtari njihet si vokalisti kryesor dhe kompozitor i grupit Soundgarden, i njohur që prej vitit 1994 me albumin “Superunknown”. Grupi u nda në vitin 1997, për t’u ribashkuar në 2010-n për albumin e tyre të gjashtë “King Animal”. Muzika e tyre është vlerësuar me dy çmime Grammy dhe kanë arritur të shesin më shumë se 10.5 milionë kopje të albumeve. Gjatë pauzës 13-vjeçare në muzikë, Chriss kaloi në një periudhë të errët të jetës së tij dhe qëndroi në rehabilitim disa kohë për varësinë ndaj alkoolit.
Suksesi i tij arriti majat pas bashkimit me grupin Audioslave, me anëtarë të grupit Rage Against The Machine. Ai gjithashtu ka kënduar kolonën zanore të filmit James Bond, “Casino Royale”.