Hapësire reklamuese

Rajoni

Ndërron jetë gruaja e parë e Aleksandër Vuçiç, Presidenti serb e jep njoftimin në Instagram

Shkruar nga Newsbomb

Ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare Ksenija Vuçiç, gruaja e parë e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Ajo punonte prej 28 vitesh si gazetare. Presidenti serb u takua me gruan e parë në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa Ksenija ishte duke moderuar emisionin ku përballë Aleksandër Vuçiç në debat qëndronte Aleksandar Çotriç.

Ata u martuan 2 vite më vonë dhe janë prindër të dy fëmijëve, djalit Danilo dhe vajzës Milica. Çifti u nda në vitin 2011.

“Sonte në Beograd, papritmas, në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë Ksenija Vuçiq, nëna e dy fëmijëve tanë, Danilo dhe Milica, dhe gruaja ime e parë. Më vonë do të informojmë familjen dhe miqtë për vendin dhe datën e varrimit.”, shkruan Presidenti serb në Instagram.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu