Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Ndërron jetë babai i Sokol Ballës, gazetari prek me fjalët: Ndarje e dhimbshme…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

46eb175ccbafd9388194af7a2150911b

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare Lulzim Balla, babai i gazetarit dhe moderatorit të njohur Sokol Balla.

Lulzim Balla ka punuar për më shumë se 43 vite si kameraman i Radio Televizionit Shqiptar, dhe ishte një nga figurat më të RTSH. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë gazetari Sokol Balla, i cili për News 24 ka thënë se ndarja me të atin ka qenë e dhimbshme por e qetë. Prej vitit 2011 Lulzim Balla mbante titullin “Mjeshtër i Madh”, dhënë nga presidenti i kohës Bamir Topi.

“Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore”, shkruan Sokol Balla në mesazhin e tij.

“Luli nuk eshte me.

Babai jone, i miri dhe kudogjenduri, i qeshuri dhe shpirt madhi, qe nuk u kursye te ishte i mire me kedo e me te gjithe, sot u largua nga kjo jete qe aq fort dhe shume e donte.

Shpirti ne paqe bab, do jesh gjithmone mes nesh.

Mami, Sokoli, Dori dhe un do te te duam dhe mbajme ne zemer perjete”, shkruan Rezar Balla, vëllai i Sokol Ballës.

Foto: Babai i Sokol Ballës, Lulzim Balla
106131721_10158665883083179_3100637454176428733_n.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img