Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndërron jetë arsimtari dhe publicisti i njohur gjirokastrit; shquhej për një modesti të admirueshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

04fe23219b0a88a6c4255964e2ab7735

Ditën e sotme ka ndërruar jetë Sokrat Papadhopuli, një personalitet që la gjurmë të patjetërsueshme në Gjirokastër, me kontributin e tij të çmueshëm në arsim, sport e publicistikë.

Lajmin e ka bërë publik në rrjete sociale dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, për të cilin ikja e një intelektuali si Papadhopuli krijon një boshllëk të madh jo vetëm te familja, por edhe në jetën publike të vendit tonë e sidomos në radhët e minoritetit grek në Shqipëri.

Edhe pse është vlerësuar me shumë çmime Sokrati shquhej për një modesti të admirueshme. Ai kishte arritur të fitonte respektin e të gjithë atyre, që në mos e kishin e takuar, së paku patën lexuar diçka prej tij në gazetë apo në botime të tjera.

Ai ishte një nga zërat më autoritarë të gazetarisë së sporteve, jo vetëm në rang lokal por edhe Kombëtar. Ishte kjo arsyeja që kohë më parë u vlerësua me titullin e lartë, “Andon Mazreku”. Për cilësitë njerëzore dhe profesionale të shfaqura kudo ku ai punoi, Sokrati është vlerësuar edhe nga Presedienti  Republikës me titullin : “Për merita të veçanta civile”.

Për një periudhë të gjatë kohore ai ka dhënë mësim në shkollën e mesme profesionale të qytetit e njohur si  “Shkolla Industriale”. Me ardhjen e demokaracisë për një periudhë dy vjeçare punoi arsimtar në shkollën e mesme të fshatit Lazarat. Për profesonalizmin dhe korektesën në mësimdhënie, Sokrati u përzgjodh dhe ushtroi detyrën e specialistit pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore.

Bashkë me profesionin e mësuesit ai ndoqi që prej vitit 1969 edhe profesionin e gazetarit të sporteve. Ka shkruar pothuajse në të gjitha gazetat që pasqyronin sportin në Shqipëri, duke nuisur nga “Sporti popullor” e duke vijuar me gazetat që dolën në dritë pas viteve 1990 si “Sport Ekspres”, gazeta “Sport”, “Shekulli” etj. Ai u bë pjesë e pandarë e mediave lokale, si televizioni privat “Antena Jug”, Tv “Alpo”, Radio Televizioni Publik  “Gjirokastra”  dhe gazeta “Dita Jug”.

Për kontributin e dhënë si gazetar i rubrikave sportive ne median e shkruar dhe atë vizive, ai është nderuar me titullin më të lartë që I akordohet një profesionisti në gazetarinë e sporteve, me titullin “Andon Mazreku”. 

Sokrati është autor i qindra artikujve kushtuar figurave përfaqësuese të sportit gjirokastrit, të cilat kanë zënë vend të nderuar në sportin shqiptar, si Sefedin Braho, Dhori Kalluci, Luan Seiti, Astrit Boni etj.

Ai ka botuar dy libra me vlerë për historinë e zhvillimit të sportit të futbollit dhe basketbollit gjirokastrit, si :

”Ata ishin bedenat e sportit gjirokastrit”  dhe “Tetë trofe në tre sezone ”

Një nga studimet e tij të fundit, i cili pret dritën e botimit, është ai i kontributit të sportistëve minoritarë në zhvillimin e sportit gjirokastrit në përgjithësi dhe atij kombëtar në veçanti.

Sokrati është themeluesi i ekipit të ping-pongut në Gjirokastër dhe drejtuesi i ekipit të Luftëtarit në këtë lloj sporti për 20 vjet me rradhë.

Më një karierë 40 vjeçare në arsim dhe me përkushtimin për pasqyrimin e zhvillimit të sporteve në Gjirokastër, Sokrati mbetet një shembull, modeli i të cilit duhet ndjekur.

Janë këto arsye që e veçojnë dhe e dallojnë këtë intelektual me dije të gjera, nga shumë të tjerë që i takojnë brezit të tij. 

Sokrati njihet nga të gjithë si “Enciklopedia” e historisë së sporteve në Gjirokastër dhe si mësuesi model.

Stafi i Newsbomb shpreh ngushëllimet e mia familjes Papadhopulli, të afërmve dhe miqve të tij.

144619715_2273601516103261_163622194786124985_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img