Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndërroi jetë nga Covid, Rajmonda Bulku për aktorin Gulielm Radoja: Ishte personi që të zgjaste gjithmonë dorën, e donte kinemanë dhe punën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndarja nga jeta e aktorit të madh Gulielm Radoja, ka tronditur dhe trishtuar të gjithë miqtë dhe kolegët.

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku është shprehur se Radoja ishte një artist që vertetë e donte punën dhe kinemanë.

Ajo ndër të tjera u shpreh se Radoja ishte ai që zgjaste gjithmonë dorën kur ishe në momente të vështira.

“Po gjendjen e dija lidhesha me miq që kishin lidhje më të afërta me të birin. Nuk e di pse po e pësonte kaq keq këtë flamë. Vetëm kur e pash më erdhi keq. Keq si për një mik si një artist. Kishte një karakteristik të vecantë si artistik. Ishte një njeri që e donte punën dhe kinemanë. 

Gulielmi është nga të parët që jam njohur kemi punuar në atë vështirësinë e ngjitjeve. Mbaj mend që nuk mund të shkonim me makinë nga Korça në Dardhë dhe unë lodhesha nuk mundja, por ishte dora e Gulielmit që të zgjatej gjithmonë që thoshte “ngjitu, nuk ke pse dorëzohesh”” tha ajo ndër të tjera për “news24”.

Kujtojmë që aktori humbi jetën nga Covid-19, ai prej disa ditësh ishte i intubuar dhe nuk arriti ta fitonte këtë betejë, duke u ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img