Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërroi jetë në krye të detyrës, nisin homazhet në nder të efektivit Saimir Hoxha në “Pallatin e Kongreseve”

Shkruar nga Newsbomb

Po zhvillohen homazhet në nderim të efektivit që mbeti i vrarë në krye të detyrës dje në Lezhë.

Të gjithë kolegët janë mbledhur te “Pallati i Kongreseve”, për të nderuar efektivin Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë në krye të detyrës.

Bëhet me dije se të pranishëm do të jenë edhe presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Si ndodhi ngjarja:

Saimir Hoxha së bashku me disa efektivë të tjerë ishin për të shkatërruar miniparcelë me drogë, ku u shkëmbyen me një makinë, ku edhe ndodhej autori Aldi Rama.

Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”. Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodhshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë.

Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen.

Pas 5 orësh kërkim Aldi Rama ka qëlluar vetem me armë në kokë, ndërsa sot ndërroi jetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll