Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ndërrimi i orës në verë dhe në dimër, Komisoni Europian merr VENDIMIN

Shkruar nga Newsbomb

"Komisioni Europian do të propozojë heqjen e rregullit për ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës”, kështu është shprehur Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

“Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë.” Që këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës. Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës", tha Juncker në një intervistë për programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF

Në një sondazh online, ku morën pjesë 4,6 milionë e qytetarëve të BE, shumica janë shprehur për mosndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe atë të verës. 3 milionë pjesëmarrës në sondazh ishin nga Gjermania.

Aktualisht në të 28 vendet anëtare të BE dhe vende të tjera të Europës dy herë në vit kemi ndërrimin e orës. Qëllimi i ndërrimit të orës ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed