Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Ndërpritet testimi i vaksinës nga kompania e njohur amerikane, një prej pjesëmarrësve u diagnostikua me sëmundje të pashpjegueshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

38215b37584b3fef3b413281ebf6d2b5

Kompania farmaceutike, Johnson & Johnson e ndërpreu testimin e fazës së fundit të vaksinës së Covid-19, pasi një prej pjesëmarrësve u diagnostikua me një sëmundje të pashpjegueshme.

 

Kjo kompani sapo e kishte filluar testimin në shkallë të gjerë të vaksinës së saj eksperimentale me një dozë të vetme. Në testim u përfshinë 60 mijë.

Kompania tha se si sëmundjet dhe aksidentet janë pjesë e pritshme e një studimi klinik, dhe se ndërprerja është e llojit studimor.

Testimi i vaksinës së kompanisë Johnson & Johnson është e dyta që vendoset në pauzë pasi një vullnetar u sëmur pas marrjes së saj. Edhe kompania farmaceutike me seli në Shtetet e Bashkaura, AstraZeneca, ndali testimin e saj të fazës së fundit të një vaksine të zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit muajin e kaluar, pasi një vullnetar në Britani u diagnostikua me “mielit transvers”, një sindromë inflamatore që prek shtyllën kurrizore dhe që shkaktohet shpesh prej infeksioneve virale.

Ndërkohë, një studim i ri tregon se një person që e ka kaluar Covid-19 mund të preket sërisht. Një raport i publikuar të hënën nga revista mjekësore Lancet për sëmundjet ngjitëse zbulon se një 25-vjeçar në shtetin amerikan Nevada, u testua fillimisht pozitiv me Covid-19 në muajin prill, si dhe për të dytën herë në qershor, me simptoma edhe më të rënda, për shkak të të cilave u vendos në oksigjen.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img