Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Ndërpritet testimi i vaksinës angleze anti-COVID, 37 vjeçarja vullnetare pësoi gjendje të rrallë neurologjike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

31d6bf86aa4aaa1603987804807b6cbf

Testimi i vaksinës anti-COVID i prodhuar nga kompania AstraZeneca është ndërprerë, për shkak se një 37 vjeçare që mori vaksinën pësoi një gjendje të rrallë neurologjike, raporton Daily Mail.

AstraZeneca, e cila zotëron të drejtat për vaksinën me emrin AZD1222, nuk e ka konfirmuar se cili ishte efekti anësor i vaksinës, por raportet që dolën nga brenda kompanisë treguan që gruaja ishte shtruar në spital.

Kompania ka këmbëngulur se nuk ka prova që vërtetojnë se vaksina i ka shkaktuar 37 vjeçares gjendjen e rrallë psikologjike, që e bëri të kishte vështirësi në të ecur.

37 vjeçares iu dha doza e parë e vaksinës në muajin qershor, prej së cilës u ndje mirë, ndërsa dozën e dytë e mori në fund të gushtit. Ajo filloi të kishte ëvshtirësi në të ecur, dhimbje dhe dobësi në kahë dhe dhimbje të forta koke, ndërsa u rrëzua një ditë teksa po vraponte.

Vaksina e Oksfordit është një nga nëntë kandidatët në botë që kanë arritur fazat përfundimtare të provave klinike dhe është përcaktuar si më premtuese nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ajo u është dhënë 18,000 njerëzve në të gjithë botën deri më tani, thotë AstraZeneca, dhe shkencëtarët kanë siguruar opinionin publik se reagimet nuk janë të papritura, por hetohen gjithmonë. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img