Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
20 %
2.1kmh
0 %
Pre
36 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndërpritet procesi i vaksinimit në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët të revoltuar: Kemi që në mëngjes që presim na thonë që nuk ka doza

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Që prej orëve të para të mëngjesit së ditës së sotme dhjetra qytetarë kanë mbërritur pranë tendave të vaksinimit në sheshin “Skëndërbej”.

Teksa kanë pritur me orë të gjata për të marrë dozen e tyre të vaksinës anti-Covid, procesi është ndërprerë dhe një pjesë e madhe prej tyre janë kthyer pa e bërë.

Arsyet që bluzat e bardha u kanë thënë qytetarëve janë të ndryshme, disave u është thënë se ka mungesë vaksinash dhe disa të tjerëve se “shërbejnë deri në orën 12:00”.

“Na përzunë. Ikni se deri në 12 shërbejmë. Ministrja e Shëndetësisë të vërë dorë. Lam punën deri tani dhe ikni në shtëpi thonë.Kam vaksinën e dytë dhe na përzunë në shtëpi.Njerëzit janë të revoltuar. Kam dy ditë që vi.”

“Erdha dhe dje dhe prita dy orë, nuk ka vaksina thanë. Edhe sot…”

“Nuk ka vaksina. Kemi dy ditë që vijmë, dje dhe sot dhe na kanë thënë të njëjtën gjë.”, thanë disa nga qytetarët për mediat.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img