Procesi i numërimit të votave në KZAZ nr.31 në Tiranë është ndërprerë për shkak të një kontestimi nga Partia Demokratike. Forca më e madhe opozitare në vend denoncon se në këtë qendër numërimi, por dhe në gjithë Shqipërinë, po deformohen votat.
“Janë deri tani 60 mijë fletë të pavlefshme (në rang vendi). Një numër rekord. I pandodhur më parë në Shqipëri”, u shpreh përfaqësuesi i PD Aldo Bumçi, ndërsa theksoi gabimet nuk janë të votuesve, por janë bërë qëllimisht nga numëruesit.
“Duhet të shikohen kamerat, pse janë fletët të pavlefshme. Nuk është gabim i votuesve, janë të qëllimshme për të deformuar votat e opozitës”, shtoi ai. Sipas Bumçit, dueht të ketë një reagim me patjetër për shënimin e fletëve nga numërusit, duke i bërë ato automatikisht të pavlefshme.