Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndërpritet përsëri procesi i vaksinimit për mungesë formularësh, vaksinat “Sinovac” drejt fundit

Shkruar nga Newsbomb
Ndërpritet përsëri procesi i vaksinimit për mungesë

Dhjetra qytetarë ditën e djeshme janë kthyer pa marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid pasi sipas informacioneve që u janë dhënë nga bluzat e bardha kishte një mungesë të vaksinave.

Mirëpo, edhe ditën e sotme procesi i vaksinimit ka ngecur pasi kësaj here ka mungesë të formularëve.

Gjithashtu nga informacionet për mediat mësohet se edhe vaksinat “Sinovac” janë drejt fundit dhe të shumtë janë ata qytetarë të cilët presin për të marrë dozën e dytë të vaksinës.

 Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri në muajin qershor synohet që të jenë imunizuar plotësisht 1 milionë qytetarë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.