Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ndërpritet numërimi në KZAZ-në 23 në Durrës, Xhaferri: Votat e pavlefshme po kalojnë për PS!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Procesi i numërimit të votave për kandidatët është ndërprerë në KZAZ-në 23, në Durrës. Shkak për ndërprerjen e numërimit është bërë fakti që kanë dalë vota të parregullta, të cilat demokratët pretendojnë se janë regjistruar në favor të PS.

Këtë shqetësim e ngriti më herët sot përmes një denoncimi edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha se disa vota të pavlefshme po numërohen si të PS.

Numëruesit e PS dhe përfaqësues të KZAZ nuk pranojnë të bëjnë kontestim të këtyre votave, ndërsa kandidati i PD, Ferdinand Xhaferri, kërkon transparencë të procesit.

Deri më tani në këtë KZAZ janë numëruar 6 kuti, nga 79 që ka kjo qendër.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img