Hapësire reklamuese

Politikë

Ndërpritet “Zgjedhorja”, socialistët largohen, Gjiknuri: Akte vandale nga opozita

Shkruar nga Newsbomb
Ndërpritet “Zgjedhorja”, socialistët largohen, Gjiknuri:

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është ndërprerë, për shkak të tensioneve dhe kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës.

Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë mbështetës bllokuan mbarëvajtjen e Komisionit për Zgjedhoren duke bllokuar karriget e anëtarëve që do të merrnin pjesë.

Për pasojë deputetët socialistë u larguan nga mbledhja.

LEXO EDHE: Tensione në Komisionin e “Zgjedhores”, deputetët e Bardhit u zënë karriget anëtarëve

As Enkelejd Alibeaj nuk shkoi në mbledhje sepse deputetët mbështetës të Berishës i zunë vendin.

Teksa po largohej nga mbledhja, bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se “aktet vandale nuk lejuan Alibejan që të jetë i pranishëm në Komision”.

Gjithashtu Gjiknuri tha  se as Oerd Bylykbashi me të cilin Rithemelimi dhe grupi i Bardhit kërkon të zëvendësojë Alibeajn, nuk ka ardhur në mbledhje.

Sakaq ai tha se në një mënyrë ose tjetër Reforma Zgjedhore do të ecë përpara.

“Fatkeqësisht këtu edhe Bylykbashin nuk e kishin sjellë edhe Alibeajn nuk e kishin lejuar të vijë ndoshta për shkak të akteve të tyre vandale. Opozita duhet të jetë e para e interesuar për të pasur një Reformë të tillë. Reforma do ecë përpara, edhe nëse opozita nuk do të bëhet pjesë do të gjendet mënyra për ta çuar përpara”, tha  Gjiknuri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese