Hapësire reklamuese

Bota

Ndërpritet festa “We Love Albania”, plas grushti mes 60 shqiptarëve dhe policisë në Gjermani

Shkruar nga Newsbomb
Ndërpritet festa “We Love Albania”, plas grushti mes 60

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Gjermani ku oficerët e policisë janë përplasur me 60 shqiptarë në ambjentet e një lokali.

Mësohet se gjatë një koncerti të “We love Albania”, policia gjermane është përballur me sulmet e shtetasve shqiptarë të cilët refuzonin të largoheshin nga ambjentet e lokalit ku po zhvillohej festa, raporton newsbomb.al.

Incidenti ka ndodhur në Legendenhalle në Graf-Zeppelin-Platz, ku ishin qytetarët e zonës ata të cilët telefonuan policinë për shkak të zhurmës që po bëhej.

Menjëherë policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por nuk u prit fare mirë nga shqiptarët të cilët nuk nguruan që ti gjuanin me gota dhe mbetje nga festa efektivët e policisë.

Për të neutralizuar situatën policët u detyruan të përdornin sprej piperi dhe shkopa gome. Sipas zëdhënësit të policisë mësohet se disa persona janë ndaluar, ndërkohë një 19-vjeçar u përpoq që të arratisej.

“We Love Albania” është një koncert i cili organizohet nga shqiptarët për shqiptarët në diasporë. Të shumtë janë artistët e njohur të cilët marrin pjesë dhe argëtojnë fansat e tyre jashtë Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese